Pacienti që i ka mbetur në mendje në fillimet e karrierës/ Mjekja toksikologe në Panorama TV: Shpesh dëgjoj raste kur familjarët e të droguarve thonë ‘ishalla vdes’

Mar 30, 2023 | 9:43
SHPËRNDAJE

Mjekja toksikologe Suela Xhufi e cila ishte e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV, ka treguar përballjen e parë të saj që mban mend si profesioniste me rastin më të rëndë të një pacienti të droguar që ka kërkuar ndihmë në spital.

“Pacienti i parë që unë mbaj mend kur kam qenë specializante ka pasur overdozë heroine, ka qenë i shtruar, ai ka qenë rasti i parë. Ishte djalë 17 vjec. Kishte ardhur në urgjencë në Spitalin Ushtarak, u intubua brenda 2-3 minutash, nuk tregoi që kishte pirë shumë heroinë.

Ky është profesion shumë sfidues, duhet të kesh mëshirë profesionale se këta individë edhe vetë familja nuk i do, se bëhen kriminelë dhe bëjnë gjithcka për drogën sidomos në raste të rënda të varësisë.

Shpesh kam dëgjuar raste të tilla kur familja thotë “ishalla vdes”, se kanë vite të tëra, harxhojne para, dergojne ne qendra rehabilitimi etj.

Detyra si mjekë është shumë herë më e fortë për të dhënë ndihmë klinike dhe spirituale.

Se këta persona janë të humbur si shpirtra nuk kanë forcë në vetvete dhe gjithcka që kanë është droga”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura