OSBE takim për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri flet për dialogun me opozitën jashtëparlamentare: Informuam ambasadorët për…

Jan 24, 2020 | 11:38
SHPËRNDAJE

Pas marreveshjes mes paleve per Reformen Zgjdhore, OSBE ka mbledhur sërish tryzën për kete reforme, ne prani te bashkekryetareve, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Bashkëkryetari i Komisionit dhe anëtar i tryzës së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri, me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa poston edhe fotot nga tryeza,  bën me dije se ambasadorët jo vetëm mbështetën dialogun e rinisur me opozitën por edhe inkurajuan vazhdimin e tij deri në miratimin e Reformës Zgjedhore.

Postimi i Gjiknurit

Bashkë me Rudinën, në cilësinë e drejtuesve të Komisionit Parlamentar ? për Reformën Zgjedhore ? zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë.

Në tryezën e organizuar nga OSBE, informuam ambasadorët mbi zhvillimet e deritanishme në kuadër të procesit të reformës dhe dialogun e nisur me përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare. Ambasadorët mbështetën e inkurajuan vazhdimin e procesit të dialogut dhe përmbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore #ReformaZgjedhore

osbe gjiknuri1 osbe gjiknuri2 osbe gjiknuri3 osbe gjiknuri4 reforma osbe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura