Orkestra shqiptare hap Festivalin e Dubrovnikut

Jun 29, 2011 | 11:29
SHPËRNDAJE

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të çelë Festivalin Ndërkombëtar të Operës në Dubrovnik, që këtë vit do t’i kushtohet tenorit të mirënjohur kroat, Tino Pattiera. Tino Pattiera ishte një nga këngëtarët më të mëdhenj popullorë në shtëpitë e operës si në Europë dhe në mbarë botën në gjysmën e parë të shekullit XX. Ky festival organizohet prej vitit 2004 dhe këtë vit do të zhvillohet prej ditës së sotme, deri në 2 korrik. Festivali zhvillohet në “Rector’s Palace Atrium”, një skenë shumë e njohur në botë. Shumë interpretë të shquar kanë performuar në këtë skenë, si David Oistrakh, Svyatoslav Richter, Mstislav Rostropovich, Isakut Stern, Claudio Arrau, Vladimir Ashkenazy, Elena Obraztsova, Nikolai Gedda, Montserrat Caballe etj. Në këtë festival marrin pjesë solistë nga shtete të ndryshme, si Rusia, Austria, Kroacia, Danimarka, Sllovenia. Orkestra do të drejtohet nga Nikolaj Zlièar dhe Zhani Ciko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura