VIDEO/ Ngjitja në Kategorinë e Parë, Valbona shkruan historinë! Shikoni festën speciale në Tropojë

May 4, 2024 | 17:13
SHPËRNDAJE

Katër maji u shndërrua në ditë festive në Tropojë, pasi gjatë pasdites së sotme u finalizua ngjitja e skuadrës së Valbonës në Kategorinë e Parë, për herë të parë në histori.  

 

Valbona-festa

Pas triumfit 5-1 ndaj Murlanit në ndeshjen e fundit të Grupit A, një festë elektrizuese shpërthue në stadiumin, ku tifozët dhe lojtarët e skuadrës tropojane festuan së bashku këtë moment historik. Në festë nuk munguan as tupanat.  

festa-tropoje

Në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, është dhe momenti i ngritjes së Kupës së Grupit B nga lojtarët e Valbonës. Një trofe ky mëse i merituar. 

ÇASTE NGA FESTA NË TROPOJË: VIDEO + VIDEO 

ABUDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura