Orkestra e famshme e Flautit të Bambusë së Kinës, koncert në Prestige Resort

Aug 18, 2018 | 15:03
SHPËRNDAJE

Mos e zini me të tjera plane mbrëmjen e 21 gushtit. Të martën në orën 20:30 mund të shijoni një natë të paharrueshme buzë Adriatikut, në Prestige Resort.

1

Një natë që premtohet të jetë e papërsëritshme, teksa do shijoni muzikën që do të luajë për ju Orkestra e Flautit të Bambusë së Kinës.

Ndalesa që bëhet në Prestige Resort është pjesë e turit që orkestra nga Kina e largët bën në Europën Lindore dhe Qendrore.

“Zëri i Natyrës” do të sjellë për gjithë të interesuarit që do të bëhen pjesë, traditën e folklorit të Kinës, muzikën instrumentale kineze të përpunuar me stilin modern, nën debutimin e jashtëzakonshëm të artistëve të vlerësuar nga autoritetet më në zë të muzikës ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura