Opozita ndryshon skenarin, ja çfarë pritet të ndodhë nesër poshtë zyrës së Xhafajt

May 15, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Zhvillimet e fundit politike kanë sjell një ngjeshje të aktiviteteve nga partitë, ku opozita po shikon mundësinë e zhvillimit të një proteste.

Mësohet se nesër përpara Ministrisë së Brendshme, qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile do të zhvillojnë një protestë.

ministria-e-brendshme

Sipas informacioneve mësohet se PD, e mbështet këtë protestë, por deputetët e saj nuk do të jenë prezent gjatë tubimit. Protesta është parashikuar të zhvillohet pa fjalime nga eksponentët e opozitës, ndërsa protestuesit do mbajnë në duar pankarta për largimin nga detyra të Fatmir Xhafajt. Gjithashtu, protestuesit do mbajnë edhe pankarta kundër kryeministrit Edi Rama.

Në tubim do të marrin pjesë anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

PD prej ditësh ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj, ku vetëm ditën e djeshme publikuan që audio përgjim që sipas tyre implikon vëllain e ministrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura