5 maji, opozita dhe maxhoranca nderojnë të ndarë dëshmorët

May 5, 2015 | 11:56
SHPËRNDAJE

Edhe  këtë vit, opozita dhe shumica qeverisëse kanë nderuar të ndarë kujtimin e të rënëve për lirinë e vendit. Por, bashkë me nderimin e dëshmorëve, gjatë fjalës së liderëve të politikës nuk kanë munguar mesazhet politike, në prag të fushatës.

Të parët kanë zhvilluar homazhe pëfaqësuesit e opozites, kryesuar nga kreu i PD-se, Basha, ish kryeministri Berisha, kandidati i demokratëve për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova e me radhë deputetë e përfaqësues të opozitës kanë zhvilluar homazhe para monumentit “Nënë Shqipëri”.   

Pas tyre, me shume se 90 minuta më mbrapa Varrezave të Dëshmorëve i janë drejtuar kreu i qeverise, Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kandidati i shumicës për Tiranën, Erion Veliaj, ministra dhe deputete.   

Sot gjate homazheve te Deshmoret

Basha 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish kryeministri Berisha, kandidati i demokratëve për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova e me radhë deputetë e përfaqësues të opozitës kanë zhvilluar homazhe para monumentit “Nënë Shqipëri”.   

Kreu i PD-së, Basha gjatë një prononcimi për media deklaroi se 5 maji është frymëzim për çdo shqiptar, në kuadër të forcimit të lirisë, për prodhimin e mirëqenies dhe jo për uljen e kokës ndaj situatës. 

“Në këtë ditë të dëshmorëve rikthehemi në këtë altar për të nderuar ata që zgjodhën flijimin. Liria nuk është koncept abstrakt, është vlera më e shtrenjtë për të cilën luftojnë kombet dhe njerëzit. Liria kombëtare është parakusht i zhvillimit, liria individuale është themeli i paqes shoqërore, shumica e dëshmorëve të atdheut, të mijërave që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, ishin të rinj në lule të jetës, ata patën një zgjedhje shumë më të rëndë se cdo zgjedhje me të cilën ballafaqohet rinia sot. Kjo është vlera e lirisë kombëtare, këtë duhet të kemi parasysh.  Ne sot kemi një zgjedhje, të forcojmë e thellojmë lirinë, për të punuar, prodhuar mirëqenie, për tu shprehur, votuar e larguar me votë qeverinë, ose uljen e kokës, zhbërjen e lirisë. 5 maji është frymëzim për cdo shqiptar për të bërë zgjedhjen e duhur, për lirinë, paqen sociale, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve të atdheut e duke bërë të mundur përparimin e vendit”- tha Basha.

 Rama 

Per kreun e qeverise, Rama kjo date zë përherë një vend të vecantë ne historine e vendit. “Shumë vende kanë zgjedhur ta shënjeojnë në kalendar ditën e ndonjë fitoreje të rëndësishme, tek ne ka mbetur e shënjuar dita e rënies së një shëmbëlltyre të idealizmit rinor në rrugën e idealizmit tonë, Qemal Stafa”- tha ai.

Rama theksoi se 5 maji i sotëm përkon me 70-vjetorin e fitores mbi fashizmin. “Në momente tragjike kur dukej se historinë ishin të destinuar ta shkruanin armiqtë e Shqipërisë dhe kundërvenia ndaj tyre i ngjante një marrëzie, historinë e shkruan mijëra vajza e djem shqiptarë që kishin me vete vetëm një armë përballë armiqve, të ardhur me armatimin më modern, kishin të drejtën, të drejtën që i bëri t’i hyjnë detit në këmbë e të ecin në drejtimin e duhur pa e humbur rrugën, pa dallim feje, krahine, ideje, ishin 5 fjalë që bashkuan në një Shqipërinë e vogël”- tha ai.

Rama vleresoi punen e bere nga qeveria perballe nje situate aspak te favorshme qe fgjeten nga degradimi sipas tij 25-vjecar, qe pas renies se diktatures.   

“Ne jemi krenar që s’kemi ndjenjur sumbyllur para problemeve dhe jemi munduar ta ndalim rrjedhën e lirë të dy dekadave, besimplotë për c’ka bëmë se po shënojmë kthesën e Shqipërisë në drejtimin  duhur. Rruga para është e gjatë, e mundimshme, e pasigurite për këdo që jeton në varfërinë e prodhuar nga ata që premtuar parajsën e ndërtuan ferrin e shkatërrimit urban, e dëshpërimit social, varfëria e aspiratave të të pushtetshmëve që i lanë problemet në rrjedhje të lirë, bën të rrjedhë shumë kohë në varfëri e korrupsion. Interesi i të qëndruarit me cdo kusht në pushtet u bë forca madhore që i mohoi Shqipërisë ilaçet e hidhura të të vërtetave dhe u serviri mjaltin e gënjeshtrave, u zgjodh deformimi që prodhon të qeverisurit sot për sot, shteti nuk u bë dot shtet në asgjë, por mbeti vetëm në tentativë. Sot që është radha jonë, ne kemi zgjedhur të udhëheqim vendin në rrugën e të ardhmes, jo ti shtojmë jetën pushtetit pavarësisht tundimit, luftë kundër varfërisë së aspiratave, jemi gati të japim mishin e shpirtin në përpjekje që askush para nesh nuk e bëri, ashtu si një prind që nuk e fut fëmijën në operacion se do ta torturojë, por se do ta shërojë, ky është drejtimi i duhur që e nesërmja të jetë më mirë se e sotmja, drejtimi i duhur për të berë realitet endrrën e shqiptarëve. Dëshmorët do të jenë këtu, edhe kur ne të mos jemi për të na kujtuar se asgjë nuk është e pamundur kur të gjithë jemi bashkë”- tha Rama. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura