PanoramaPlus.al/ Opinionistja e njohur Jerina Lalaj, ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale.
Teksa tashmë po moderon pranë kolegeve të saj në programin “Goca dhe Gra”, Jerina ka rrëfyer se është ndarë nga partneri i saj pas një marrëdhënie prej 16-vitesh bashkë por edhe pse të ndarë ajo tregoi se ruan ende një raport të mirë me të.
Sipas moderatores, dy persona që kanë kaluar një pjesë të mirë të jetës së tyre së bashku e pakta gjeq ë duket të ruajnë për njëri-tjetrin është respekti.
“Ndarja, sidomos kur ke ndarë me atë njeri një pjesë shumë të rëndësishme të jetës, të ndahesh mirë, është minimumi që mund të bësh. Ka një lloj respekti”- theksoi ajo.
“Që të ndahesh si mik, me personin që ke kaluar vite, ta pyesësh a je mirë, t’i thuash që jam e lumtur për veten tënde që ti je mirë dhe të kesh në këmbim të njëjtën energji të mirë,”-përfudnoi Lalaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al