6 Tetor, 2022

Opinionistja flet si rrallë herë për jetën e saj personale dhe zbulon raportin që ruan me ish-partnerin: Kemi qëndruar bashkë për 16 vite, ruajmë ende…


Opinionistja e njohur Jerina Lalaj, ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale.

Teksa tashmë po moderon pranë kolegeve të saj në programin “Goca dhe Gra”, Jerina ka rrëfyer se është ndarë nga partneri i saj pas një marrëdhënie prej 16-vitesh bashkë por edhe pse të ndarë ajo tregoi se ruan ende një raport të mirë me të.

Sipas moderatores, dy persona që kanë kaluar një pjesë të mirë të jetës së tyre së bashku e pakta gjeq ë duket të ruajnë për njëri-tjetrin është respekti.

“Unë jam shok me ish-in tim. Jemi ndarë prej tetë vitesh tashmë. Kemi marrë një vendim për të dy, që secili duhet të ndiqte rrugën e vet, sepse dikush nga ne do të ishte i palumtur nëse do të vazhdonim si ishim. Kemi qëndruar bashkë 16 vjet”- tregoi opinionistja.

“Ndarja, sidomos kur ke ndarë me atë njeri një pjesë shumë të rëndësishme të jetës, të ndahesh mirë, është minimumi që mund të bësh. Ka një lloj respekti”- theksoi ajo.

“Që të ndahesh si mik, me personin që ke kaluar vite, ta pyesësh a je mirë, t’i thuash që jam e lumtur për veten tënde që ti je mirë dhe të kesh në këmbim të njëjtën energji të mirë,”-përfudnoi Lalaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al