Zbulohen 635 bimë kanabisi në Krujë, detaje nga operacioni policor! U filmuan me dronë

Jul 16, 2023 | 10:57
SHPËRNDAJE

Mbi 635 bimë kanabisi janë zbuluar në disa fshatra të Krujës, të cilat u asgjësua me anë të djegies.

360116564_660586102773405_150559018159405786_n

Droga e kultivuar u gjet me anë të dronëve në territoret e fshatrave Grazmës, Mafsheq, Cudhi Zalle, Cudhi Kamp dhe Barkanash të Krujës.

Kjo është faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë, ku në total janë asgjësuar 14.330 bimë kanabis

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 330 bimë narkotike kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 27-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Gramëz, Mafsheq, Cudhi Zalle, Cudhi Kamp, dhe Barkanash, në Krujë, u gjetën të kultivuara 635 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura