Open Balkan/ Biznesmeni Gjergj Luca bën thirrje: Bashkohuni në Panairin e Beogradit, le të jetë kjo ‘dallëndyshja’ e parë që do thyejë mendësitë

Aug 9, 2022 | 10:18
SHPËRNDAJE

Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor që të bashkohen në Panairin e Beogradit në 1 shtator, që mbahet në kuadër të nismës Open Balkan, e cila refuzohet nga shteti i Kosovës.


Në një video të postuar në rrjetet sociale, Luca, i drejton thirrjen “liderëve të Ballkanit që 1 shtatorin nga ditë ultimatumi ta kthejnë në një ditë bashkimi dhe paqe e të bashkohen të gjithë në panairin e Beogradit”.

Deklarata e Lucës bëhet nga bordi i një anije në Norvegji, ku është ngritur dhe flamuri shqiptar. Këtë anije, biznesmeni thotë se e kanë pagëzuar me emrin “Open Balkan’.

“I kemi vënë këtë emër Open Balkan, le të jetë kjo anije dallëndyshja e parë që do bëjë bashkë studentët, shkencëtarë profesorë edhe në vendet që nuk kanë det e do vihet në dispozicion të rinjve për të dhënë mundësi që deti pa kufi të bëhet një nismë për gjithë gardhiqet që kemi në shtëpitë tona, shtetet tona, mendësinë tonë, e të thyejë këto kufij e le të jetë kjo dallëndyshja e parë.

Nëpërmjet kësaj dallëndysheje i bëj thirrje me gjithë shpirt liderëve të Ballkanit që 1 shtatorin nga ditë ultimatumi ta kthejnë në një ditë bashkimi dhe paqe e të bashkohen të gjithë në panairin e Beogradit që është në datë 1 shtator.

Me pjesën më të mirë dhe me pjesën më të fortë që lufton për punën, për të vërtetën për të cuar përpara kombet nëpërmjet bashkimit”, është thirrja e Lucës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura