Olsen shfryn ndaj Ballist Morinës: Barazimi na prishi punë

Sep 5, 2015 | 0:22
SHPËRNDAJE

Pas barazimit 0-0 që skuadra e tij mori në Kopenhagen ndaj Shqipërisë, trajneri danez Martin Olsen duket se e gjen shkakun tek takimi i Ismail Morinës (personazh i njohur si Ballisti Morina që futi dronin në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë), me lojtarët e ekipit Kombëtar.

Martin Olsen
Martin Olsen

Mediat daneze shkruajnë se Olsen ka shprehur ‘neveri’ që Morina kishte udhëtuar drejt vendit të tij dhe kishte dalë në foto me lojtarët e Kombëtares shqiptare para ndeshjes.

Sipas “Ekstrabladet”, Olsen ka ngritur pikëpyetje edhe për heshtjen e UEFA ndaj kësaj ‘ngjarjeje’.

Lidhur me barazimin e marrë ndaj Kombëtares shqiptare, Olsen ka thënë se rezultati e ka bërë edhe më të vështirë rrugën e Danimarkës për në “Euro 2016”.

“Ata bënë presion të madh kundër nesh. Kjo ishte një surprizë e madhe dhe ne kemi qenë të shqetësuar në lojën tonë. Ne nuk ishim mjaftueshëm të zgjuar me topin para pushimit”,-ka thënë Olsen sipas “Ekstrabladet”.

Ndërsa mediat daneze shkruajnë se pas barazimit me Shqipërinë, rruga e kualifikit direkt për në “Euro 2016” është bërë edhe më e vështirë për faktin se dy skuadra kualifikohen të parat. Shtypi vendas e ka cilësuar zhgënjyese rezultatin e marrë nga djemtë e Olsen ndaj kuqezinjve mbrëmjen e së premtes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura