‘Oborret në përdorim’, AKKP, konfirmim për 30 ditë

Aug 31, 2012 | 13:38
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka firmosur sot vendimin “Për përcaktimin e procedurës së kalimit në pronësi të oborreve në përdorim”, miratuar nga Keshilli Ministrave ne mbledhjen e tij te fundit.

Lajmin e ka njoftuar gjate nje deklarate per mediat, zedhenesja e kryeministrit Erla Mehilli.

Sipas saj, me këtë vendim, Qeveria shqiptare i jep fund absurdit që e ka zanafillën në vitet e errta të diktaturës, ku liritë dhe të drejtat mbi pronën private dhe individuale, mohoeshin krejtësisht, dhe i hapet rruga e pronësisë së plotë mbi pronën e tyre dhjetëra mijëra familjeve shqiptare.

“Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurës së kalimit në pronësi të sipërfaqeve per te gjithe qytetaret e Republikes Shqipërisë, te cilet  kane  te shenuar në dokumentat e pronësisë  se tyre  cilesimin “oborr në përdorim”. Gjithashtu ky vendim parashikon edhe regjistrimin e këtyre pasurive në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme”- tha ajo.

Mehilli sqaroi se autoriteti shtetëror i ngarkuar për kalimin e pronesie se “oborreve në përdorim” ne baze te ketij vendimi është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave e cila do te realizoje procesin ne afate te shkurtuara dhe vetem ne nje zyre.

“AKKP-ja, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës dhe e dokumentacionit nga kërkuesi, jep konfirmimin prane Zyrave Regjisrimit te Pasurive te Paluajtshme per te kryer regjistrimin e prones. Për kalimin e pronësisë, qytetarit i duhet thjesht te paraqese pranë AKKP-së kërkesë-formularin, drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës rekomande”- tha me tej zedhenesja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura