“Nxori gjithë fjalorin ndaj vëllezërve kosovarë”- Monika Kryemadhi: Rama duhet të kuptojë që Shqipëria dhe Kosova janë një

Feb 29, 2020 | 14:39
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se asnjë lider përveç kryeministrit Edi Rama nuk ka ofenduar, sipas saj, vëllezërit kosovarë, përfshirë Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin.

monika kryemadhi

Gjatë takimit me strukturat në Vlorë, Kryemadhi u shpreh se vetëm Rama, duke e quajtur një të çmendur, mund t’ia bëj këto gjëra, që ai ia bën shtëpisë së vet Shqipërisë.

Monika Kryemadhi: “Ju besoj të gjithë e lexoni që kemi një slogan “Shqipëria, Shtëpia jonë” dhe ne e kemi thënë dhe jo e kemi thënë thjesht në kuadrin e një sloganit por e kemi biseduar dhe kemi diskutuar gjatë për të sepse vërtetë mendojmë që Shqipëria është shtëpia jonë, dhe vërtetë mendojmë që ne duhet të jetojmë në Shqipëri.

Nëse Shqipëria do të ishte shtëpia e Edi Ramës apo e dikujt tjetër, të jeni të bindur që vetëm një i çmendur mund t’ia bëj këto gjëra, që ja bën Edi Rama shtëpisë së vet Shqipërisë. Një njeri normal nuk do të bënte kurrë atë çfarë ka ndodhur. Një njeri normal edhe pse mund të kemi mos marrëveshje midis motrës me vëllain apo vëllai me vëllain e ruan dhe e mban brenda shtëpisë së tij konfliktin, por nuk e nxjerr jashtë. Unë nuk jam shumë e vjetër, por as shumë e re nuk jam, jam 45 vjeç rrugës për 46, e kam jetuar dhe atë sistem dhe këtë sistem, kam jetuar dhe tranzicionin, kam jetuar dhe qeverisjen e Partisë Socialiste, kam jetuar dhe qeverisjen e LSI-së, kam jetuar dhe opozitën e Partisë Socialiste, i kam jetuar të gjitha kohërat. Por nuk kam parë asnjë lider qoftë të asaj kohe por qoftë edhe të kohës tjetër të tranzicionit që të nxjerri gjithë fjalorin që ka kundër vëllezërve tanë që janë në Kosovë që nga Hashim Thaçi e deri tek Albin Kurti. Ju në Vlorë mund ta ndjeni më shumë se në një rreth tjetër sepse historia e Vlorës është e lidhur ngushtë me historinë e Kosovës sepse dhe Vlora është e lidhur dhe e njehësuar e tëra me historinë e flamurit tonë.”

 

 

 

 

Gjithashtu theksoi se Rama duhet të kuptojë se Shqipëria dhe Kosova janë një.

Monika Kryemadhi: “Ne sot kemi flamurin tonë, i cili valëvitet dhe që është ngritur nga Ismail Qemali në mes të Vlorës dhe që i dha dinjitet, emër dhe shtet shqiptarëve. Dhe ky shtet sigurisht që pati në mbështetjen e ngritjes së tij vëllezërit tanë kosovar, Isa Boletinin me burrat e tij, të cilët siguruan rrugën e Ismail Qemalit për të ardhur në Vlorë dhe për të ngritur flamurin.

E pra historia e Kryeministrit tonë që u çudita shumë që e donte Shqipërinë dhe e konsideronte Shqipërinë shtëpinë e tij duhet të kuptojë që si Shqipëria, si Kosova janë një, nuk mund të jenë veç. E pra kur Shqipëria dhe Kosova janë shtëpia jonë, unë nuk kam parë ndonjë njeri që t’ia falë tokat e tij dikujt tjetër dhe pikërisht aty ku ka lindur dhe është rritur dhe qetësohet Isa Boletini.

Si mundet që Isa Boletini, njeriu i dytë pas Ismail Qemalit që ngritën flamurin në Vlorë të kalojë dhe eshtrat e tij të jenë në territor serb dhe të thuash që Shqipëria qenka shtëpia ime.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura