‘Nxore në intervistë Nexhmijen para vizitës së Xhon Kerryt, doje të ishte djali i familjes’

Feb 11, 2016 | 12:39
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ishte ai që nxorri gruan e ish-diktatorit, Nexhmije Hoxhën në intervistën televizive para vizitës së sekretarit amerikan Xhon Kerry në Tiranë, duke e cilësuar këtë një gafë shumë të rëndë.

berisha-ne-kuvendGjatë fjalës në seancën e sotme plenare, Berisha, duke përshëndetur vizitën në 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinëse, theksoi se para kësaj vizite të Kerryt, nuk mund të nxirrej në intervistë zonja e zezë, Nexhmije Hoxha.

“Nxore korbën e zezë të shqiptarëve në një emision televiz prej 3 orësh. Ky që është pas meje ka vite të tëre jete që donte të bëhej si djali i shtëpisë së tyre e nuk u bë dot. Vlerë ka kjo, që ishte një akt i papërgjegjshëm i turpshëm, nxjerrja e zonjës së zezë, Nexhimje Hoxha është, që t’ua sqaroj atyre që nuk e dinë, është dora e zezë, kriminele, pothuajse e të njëjtit kalibër me të shoqin pasi pas debilosjes së të shoqit nga sëmundja që kaloi në 1972-74, pasi u debilos, lexoni po të doni memorjet e sekretarit të Enverit, cfarë thotë, cdo gjë që thoshte ky i debilosuri e redaktonte Nexhmija si deshte, pra nga 74-84 sa vdiq Enveri ishte Nexhmija, të tëra pushkatimet, spastrimet janë vepër e Nexhmijes që zotëria e nxjerr nga sënduku, pasi shpërndau nga varrezat e dëshmorëve që i përdhosi me fotot e Enverit tani nxjerr Nexhmijen për të mbrojtur krimet të shoqit dhe të vetat, kjo nuk mund të ndodhte në prag të vizitës së Kerryt”- tha Berisha.

Ai i ka kujtuar Ramës edhe njëherë se është shpirtërisht i lidhur me atë familje. “Harxhoje orë të tëra me karafil në dorë te muret e muzeut e dinë të gjithë këtë, pyesni punonjësit e muzeut”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura