“Nuk respektuam as Kushtetutën tonë”, Salianji për ngjarjet në Bularat: Nuk duhet të përulemi para askujt

Nov 8, 2018 | 21:51
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ka komentuar ngjarjen që ndodhi sot në Bularat.

Salianji tha se ajo që ndodhi sot ishte e turpshme, pasi shteti shqiptar u përulë para atij grek dhe nuk reagoi.

salianji

“Kjo është e pa imagjinueshme çdo vend, këtë që ka bërë shteti shqiptar sot, që u hapi dhe rrugën me polici. Kurrë nuk ka për të qenë dinjitoz një shtet, që nuk respekton Kushtetutën dhe ligjet e veta. Që në nisje unë nuk ka një qëndrim, nuk përfaqësojë Komisionin e Jashtëm të Partisë Demokratike, por unë kam një qëndrim si çdo qytetar shqiptar, që ne nuk duhet të përulemi para askujt. Ata sot duhet ë merreshin dhe të futeshin në burg, të shkonin para drejtësisë, pasi kanë ardhur me qëllim për të bërë gjëra ekstremiste”, u shpreh Salianji në “Open”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura