Nuk qëndruan dot të ndarë, aktori dhe këngëtarja rikthehen së bashku pas 2 muajsh ndarje: Kuptuan që …

Jan 23, 2020 | 15:35
SHPËRNDAJE

Channing Tatum dhe Jessie J janë rikthyer së bashku pas dy muajsh të ndarë.

Një burim për E! News tha se çifti vendosën të ktheheshin pasi kuptuan që e donin njëri-tjetrin.

“Qëndruan disa javë larg por më në fund kuptuan se me të vërtetë kishin interes për njëri-tjetrin,”- shtoi burimi.

Jessie J njoftoi fansat për ndarjen duke shkruar: “Koha është shërimi”.

Këngëtarja 31-vjeçarja u nda nga aktori në nëntor pas më shumë se 1 viti lidhje.

Të dy yjet shokuan fansat kur dolën për herë të parë së bashku në publik si një çift.

Ata janë parë shpesh duke mbështetur njëri-tjetrin nëpër evente të ndryshme, ndërsa Channing brohoriste Jessie J në koncertet e saj.

  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura