“Nuk pati dakordësi nga opozita për…”- Socialistët ‘braktisën’ Komisionin Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS! Ja arsyeja

Apr 15, 2024 | 18:22
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, nënkryetari Toni Gogu propozoi në emër të anëtarëve të mazhorancës të miratohen kërkesat e ekspertëve për informacion. Pas propozimit Gogu kërkoi një pushim të shkurtër të mbledhjes.

“Votojmë sot çdo kërkesë për marrje informacioni. Por ju lutem mos sillni kulturën e asgjësimit të votës. Ne kërkojmë që të votojmë. Veprimtaria jonë duhet të mos ketë asnjë ves ligjor. Ekspertët mbledhin informacion dhe i propozojnë komisionit një plan hetimor. Nuk mund të ketë vendime të njëanshme. Të miratojmë çdo kërkesë për informacion”, deklaroi Gogu.

Por, pas propozimit të nënkryetarit Toni Gogu se si mund të zgjidhej ngërçi, sipas tij,  i krijuar nga mbledhja e kaluar me vendimarrje të njëanshme dhe nuk kushtet kur nuk pati dakordësi nga opozita, anëtarët e PS u larguan nga mbledhja.

Seanca e sotme u shoqërua me debate sa i përket miratimit të listës së zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar në komision.

LEXO EDHE: 

“Qaravitjet e tyre nuk hyjnë më në punë”-Socialistët bojkotojnë Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, Salianji: Ikën si djalli temjanit, por do kthehen me një këmbë

“Ishim në tualet, kishim gjyshen sëmurë”- Ervin Salianji ironizon socialistët: Justifikime qesharake! Duhet të merrni freskuese me vete sepse…

“Mungon miratimi i procesverbalit”- Nis me debate Komisioni Hetimor, Ervin Salianji: Nuk mund të luajmë kungulleshka! Është e vërtetuar, ka ndërhyrje në TIMS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura