“Qaravitjet e tyre nuk hyjnë më në punë”-Socialistët bojkotojnë Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, Salianji: Ikën si djalli temjanit, por do kthehen me një këmbë

Apr 15, 2024 | 18:16
SHPËRNDAJE

Anëtarët socialistë në Komisionin Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS kërkuan 5 minuta pushim, por më pas ata nuk u kthyen më. Pasi mbledhja rinisi, kryetari i Komisionit, Ervin Salianji njoftoi se kolegët e tij të mazhorancës “ikën si djalli temjanit”.

komisioni hetimor tims

Ai u shpreh se kërkesat e tyre për justifikime tashmë nuk hyjnë më në punë, por Salianji tha se “ata do të kthehen me një këmbë, ashtu sic kanë bërë edhe në raste të tjera”.

Sipas tij, socialistët duan që të bllokojnë punën e Komisionit Hetimor parlamentar për publikimin e të dhënave të TIMS.

Salianji: Ikën si djalli temjanit nga frika se institucionet do të jepnin llogari. Llogarinë do ta japni një më një sepse ajo vendimmarrje është marrë nga ky komision me vendim të ndërmjetëm. Kërkesat apo ankesat apo qaravitjet që kemi qenë në tulat, kishim temperaturë, kishim sëmurë gjyshen, nuk e kishim mendjen, bëmë ironi nuk hyjnë në punë. Me këtë metodë kanë shkatërruar Shqipërinë. Kërkesat për informacion drejtuar institucioneve do të depozitohen ashtu sic janë. PS nëse do të bllokojë punën e komisionit hetimor, e dinim që këtë variant do bëjnë, kam përshtypjen që do kthehen me një këmbë, sic ka ndodhur edhe herët e tjera. Hyjnë me mendtë e tyre dhe dalin me mendtë e të tjerëve nga telefonatat. Nuk kërkojnë të diskutojnë në publik, por në vende të tjera. Është e dukshme se kush ka gjera për të fshehur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura