Nuk mjaftuan telashet me drejtësinë, COVID-i s’kursen as Ronaldinjon

Oct 25, 2020 | 20:57
SHPËRNDAJE

Një tjetër legjendë e futbollit është prekur nga Koronavirusi. Bëhet fjalë për brazilianin Ronaldinjo. Ka qenë vetë 40-vjeçari, i cili ka konfirmuar se është pozitiv dhe nuk ka simptoma. Për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

ronaldinho_1f1zz7bwby9pf188btr5vz9l61

Si të mos mjaftonin telashet me drejtësinë, disa muaj më parë, ku u arrestua në Paraguaj, me pasaporta falso, legjenda braziliane duhet të përballet tani edhe me virusin që po bën namin në gjithë botën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura