“Nuk më linte të pija asnjë gotë verë”- Bardhyl Londo flet për kandidimin e Agron Gjekmakajt: Pse ai s’do jetë vetëm një numër në Parlament!

Apr 8, 2021 | 18:22
SHPËRNDAJE

Duke komentuar kandidimin e Agron Gjekmarkaj si deputet në Qarkun e Lezhës në radhët e Partisë Demokratike, poeti Bardhyl Londo thotë se ai nuk do të jetë thjesht një numër në Parlament.

9k6MKNuf

Sipas tij, Gjekmarkaj nuk ka qenë kurrë një nëpunës rrogëmarrës, duke shtuar se edhe në Parlament nuk do të jetë i tillë.

Londo thekson se ai do të respektojë dhe mbrojë njerëzit që do ta zgjedhin.

Reagimi i plotë:

Me Agron Gjekmarkaj kam ndare tete vjet një zyre. Natyrisht qe letërsia na kishte lidhur shume kohe përpara. I shkolluar, edukuar ne Itali ai kishte një qasje për letërsinë dhe jetën qe mua me bënte dhe me ben shume përshtypje. Autoret e tij te preferuar ishin At Zef Pllumbi, gjak nga i cili rrjedh, dhe Ismail Kadare. E vetmja gje qe me merziste ishte se edhe kur hanim dreke ne nje ore pushim qe kishim ai nuk me linte te pija asnje gote vere. Jo, thoshte, do ikim prape ne pune.

Lajmi i kandidimit te tij si deputet me gezoi shume sepse nga sa pashe edhe listat e partive te tjera, (mund edhe te gabohem vetëm Agroni, Flutura Acka dhe Mark Marku vijnë nga fusha e letërsisë dhe kjo është jo vetëm vlerësim për letërsinë, por edhe mundësi për ta mbrojtur e përkrahur atë në Parlament.

Agroni nuk ka qene kurre nje nepunes numer apo rrogemarres. Per gjerat qe nuk ishte dakord ai shkonte diskutonte direkt me ministrin. Kjo me krijon bindjen e plote se edhe ne Parlament nuk do jete kurre nje numer as i partise qe e kandidoi as i kryetarit te saj sic e ka treguar jo pak here deri sot. Ai do respektoje dhe mbroje njerezit qe do ta zgjedhin. Ai do te respektoje bindjet politike te secilit sepse bindjet politike jane e drejte dhe zgjedhje personale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura