Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u pyet për një kandidim të mundshëm për kreun e FSHF-së të ish-komentatorit dhe gazetarit të njohur Dritan Shakohoxha. Presidenti i FSHF-së ka deklaruar se përballë ka një komentator:
“Është shpejt. Kemi edhe një vit. Do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë. Do vazhdoj të punoj si ditën e parë. Unë inkurajoj çdo njeri që mendon se mund të japë një kontribut publik që ta bëjë atë.
Sepse në fund të fundit do sakrifikojë nga koha e vet. Pa dyshim që mund të ketë edhe të tjerë. Të gjithë janë të mirëpritur dhe do japin kontributin e vet. Nuk e di nëse ka apo nuk ka ngjyrime politike. Nuk mund të bëj kështu deklaratash“
Gazetari – “Përballë keni një gazetar”
Armand Duka – “Komentator”
Gazetari – “Pse jeni ftohur?”
Armand Duka – “Nuk kam ndonjë gjë private apo personale me askënd. Me dikë bëhet një miqësi më shumë me dikë më pak. Nuk ka lidhje ftohja dhe ngrohja e marrëdhënieve me drejtimin e Federatës.”, tha Armand Duka për “ABC News”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al