“Nuk kam ndonjë gjë private apo personale me askënd”, Duka: Shakohoxha? Kam përballë një komentator…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2021 | 0:20

“Nuk kam ndonjë gjë private apo personale me askënd”, Duka: Shakohoxha? Kam përballë një komentator…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u pyet për një kandidim të mundshëm për kreun e FSHF-së të ish-komentatorit dhe gazetarit të njohur Dritan Shakohoxha. Presidenti i FSHF-së ka deklaruar se përballë ka një komentator:

DUKA SHAKO

Është shpejt. Kemi edhe një vit. Do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë. Do vazhdoj të punoj si ditën e parë. Unë inkurajoj çdo njeri që mendon se mund të japë një kontribut publik që ta bëjë atë.

Sepse në fund të fundit do sakrifikojë nga koha e vet. Pa dyshim që mund të ketë edhe të tjerë. Të gjithë janë të mirëpritur dhe do japin kontributin e vet. Nuk e di nëse ka apo nuk ka ngjyrime politike. Nuk mund të bëj kështu deklaratash

Gazetari – “Përballë keni një gazetar”

Armand Duka – “Komentator”

Gazetari – “Pse jeni ftohur?”

Armand Duka – “Nuk kam ndonjë gjë private apo personale me askënd. Me dikë bëhet një miqësi më shumë me dikë më pak. Nuk ka lidhje ftohja dhe ngrohja e marrëdhënieve me drejtimin e Federatës.”, tha Armand Duka për “ABC News”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"