Nuk ka dakordësi për planin hetimor, Salianji debat me Gjylametin: Mos u bëni si arixhofkë, këto bëji kur të shikosh filxhanin! Gogu: Po bën diversion

May 8, 2024 | 15:07
SHPËRNDAJE

Në Komisionin Hetimor për të dhënat në sistemin TIMS nuk ka dakordësi për planin e hetimit mes palëve.

salianji gogu

Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji ka debatuar me Blerina Gjylametin, duke ti thënë “mos bëni si arixhofkë”. Ndërkohë Toni Gogu, iu përgjigj duke i thënë se “po bëni diversion.

Pjesë nga debati:

Gjylameti: Hidh propozimin në votim

Salianji: Do qetësoheni, hidhni përpjetë sa të doni jeni kap dhe nuk i shmangeni dot këtij hetimi.

Gjylameti: Hidh propozimin në votim

Salianji: Mos u bëni si arixhofkë, këto bëji kur të shikosh filxhanin jo këtu. Hidhuni përpjetë sa të doni.

Prandaj ju them se duhet të flasim këtu në kamera në publik. Meqe rastis që kryesia e komisionit janë burra të thonë a ramë dakord që ti japim kohë ekspertëve që të bien ose jo dakord dhe pastaj të mblidhemi për ta hedhur në votim. Sot është data 8 maj dhe deri në orën 24:00 ka kohë. Ramë dakord kështu, tani pse e ndryshoni?

Gogu: Po ramë dakord, ishte ora 1. Që atëherë ka kaluar kohë e mjaftueshme, ke që qeparë që akuzon, bën diversion dhe atë kohë ja ke vjedhur ti. Unë propozoj që të kalojmë në votim.

Salianji: Këta nuk miratojnë as planin e propozuar nga ekspertet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura