“Nuk jam i lumtur për zhvillimet e fundit”- Presidenti Meta komenton situatën në Kosovë: Udhëheqësit të mendojnë një zgjidhje “pro Kosovë”, jo “anti-Kurti”

Mar 26, 2020 | 18:06
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet i palumtur për zhvillimet e fundit në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit.

ilir meta5

Gjithashtu presidenti Meta thotë se përkrah kësaj situate nuk duhet të hjiqet vëmendja nga virusi vdekjeprurës COVID-19, ndërsa thekson se udhëheqësit e Kosovës duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”.

“Nuk jam i lumtur për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërkohë që kemi qenë shumë të lumtur për zgjedhjet e fundit në Kosovë. Sidoqoftë kjo situatë dhe përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje i takon udhëheqësve të Kosovës. Është me rëndësi të mos humbet asnjë minutë në luftën kundër COVID 19 dhe të gjithë të përqëndrohen në këtë drejtim.

Kosova përveç përballimit të pandemisë ka dhe disa sfida tepër të mëdha që imponojnë një unitet si asnjëherë më parë. Përballimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID19 duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti””, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura