“Nuk i këshilloj Çavit të drejtojë Barcelonën”, habit Suarez: Mes Kuman dhe Laportës është një luftë që dëmton… lojtarët

Sep 30, 2021 | 16:13
SHPËRNDAJE

Këtë javë, Atletiko Madrid do të ndeshet me Barcelonën për kampionat, në një sfidë mjaft të veçantë për Luis Suarez.

luis suarez

Uruguaiani do të ndeshet përballë ish-ekipit të tij që nuk po kalon një moment aspak të mirë nën drejtimin e trajnerit Kuman i cili ka krisur marrëdhëniet me presidentin Laporta dhe shkarkimi i tij mund të vijë shumë shpejtë. Suarez mendon se ndërmjet tyre ka nisur një “luftë” nga e cila po dëmtohen vetë lojtarët ndëras komentoi dhe një afrim të mundshëm të Çavi Hernandez në stolin e katalanasve.

“Si tifoz i futbollit dhe çfarë ka bërë ai si lojtar, nuk mendoj se sot, nesër apo pasnesër është koha për të drejtuar Barcelonën. Ai është inteligjent dhe e di për vështirësinë e klubit. Ai duhet të presë momentin. Çavi ka shokë brenda ndaj të cilëve do të duhet të marrë vendime dhe do të jetë e vështirë.

Kuman më trajtoi si 15-vjeç, mes tij dhe Laportës është një luftë e veçantë që po dëmton lojtarët”, u shpreh Suarez.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura