“Nuk i bëhet një qenieje humane kjo, s’do e tolerojmë. Jepini fund”, Braçe del me thirrje pas aksionit në lokalet e njohura në Tiranë

SHPËRNDAJE

a5e2897a-fe9f-4ae1-bdcb-12a357455d1c

Aksioni kunder informalitetit i ka vene drynin te tjera bizneseve ne kryeqytet. Zevendes kryeministri Erion Brace shkruan ne nje postim ne rrjetet sociale se dje “grupet e organeve fiskale, kontrolluan klubet e medhaja ne kete qytet”.

Pas kesaj, Brace ka bere thirrje qe ti japin fund punes ne te zeze pasi eshte krim per nje qenie humane.

Reagimi i plote i zv kryeministrit Erion Brace:

#EVAZIONIFISKAL ESHTE PABARAZI!
#PUNETORETNETEZEZE ESHTE SKLLAVERI!

Nuk kemi ikur kund,
nuk ikëm me verën.

Jemi këtu,
në punë e në përputhje me ligjin;
#KUNDEREVAZIONIT e #KUNDERSKLLAVERISENEPUNE.

Dje, grupet e organeve fiskale, kontrolluan klubet e medhaja ne kete qytet;

Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe me dy punetore ne te zeze,
te pa deklaruar;

The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e perseritur te mos dokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe nje punetor ne te zeze, te padeklaruar;
The Code per keto shkelje u mbyll dhe punonjesit e organeve fiskale vendosen masen e bllokimit te aktivitetit;

Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumetimit te transaksioneve permes kuponit tatimor dhe mori gjoben respektive sipas ligjit.

Kam nje thirrje per te gjithe;
BEJENI BIZNESIN TE LIGJSHEM!
Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet;
JEPINI FUND PUNES ME PUNETORE NE TE ZEZE!
Eshte krim nje skllaveri e tille!
Nuk i behet me nje qenie humane kjo,
nuk do e tolerojme!

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.