“Nuk e di tani se nga cila anë e partisë është rektori”- Rama ‘i merr’ sloganin Bashës: Unë kam zgjedhur të ardhmen

Jan 28, 2022 | 12:25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë pa e përmendur situatën në Partinë Demokratike as në vizitën që pati sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Në fjalën e tij, Rama “i ka marrë” sloganin kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili pas tensioneve të krijuara në parti nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka përdorur shprehjen “zgjedhim të ardhmen”.

Këtë shprehje ka përdorur edhe Rama, kur tha se ai vetë dhe rektori, “kemi zgjedhur të ardhmen”.

Rama bëri batuta edhe me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallaku, për të cilin tha se “është një person që nuk më ka votuar kurrë”.

“Nuk e di tani se nga cila anë e partisë është rektori”- u shpreh Rama ndër të tjera.

Edi Rama: Një herë e një kohë ky universitet ishte pika e referimit, truri i zhvillimit të bujqësisë së vendit në atë sistem, në këtë sistem nuk është sot se u la në mëshirën e fatit, në mëshirën e sulmeve të barbarëve nga 4 anët që i hëngrën territore pa fund e ngritën kioskat me qebap para syve të pedagogëve e te penxherja e auditorëve.

Tani s’kemi pse të qahemi për të shkuarën të shikojmë së bashku nga e ardhmja.

Kjo është parulla edhe e partisë së rektorit megjithëse nuk e di tani se nga cila anë e partisë është rektori, por sa të zgjidhen punët e partisë fokusohemi këtu bashkë rektor e ky është modeli i asaj që them unë që ç’rëndëi ka se nga vijmë për të shkuar aty ku duam jemi të gjithë shqiptarë, e secili në atë pozicionin e vet mund të përpiqet të bëjë më shumë. Ndaj ne të dy kemi zgjedhur të ardhmen”.

***

Kryeministri ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës, UBT, që në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane nga sot merr jetë një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologji, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj, duke shfrytëzuar ekselencën e Bashkimit Evropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura