Nëna e 3-vjeçarit që mbahet i fshehur nga gjyqërit e tij nga ana e babait, ka kërkuar nga uniformat blu të gjejnë se ku ndodhet i mituri, i cili prej 4 ditësh rezulton i zhdukur.
I mituri, babai i të cilit ka ndërruar jetë rreth një vit më parë në një aksident me makinë, është marrë nga gjyshërit e tij për t’u mbajtur për disa orë. Por Rexhep Gjuni dhe bashkëshortja e tij kanë refuzuar t’ia kthejnë nipin të ëmës.
Ille Gjuni ka deklaruar për mediat se është e shqetësuar për fatin e fëmijës së saj, pasi nuk e di ku ndodhet dhe nëse është mirë.
Ajo është shprehur se nuk ka dijeni pse vjehrrit ia kanë marrë djalin, duke shtuar se nuk e ka penguar kurrë fëmijën të shkonte tek gjyshërit.
“Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mirë. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë femijën të shkonte te gjyshërit e tij”, ka deklaruar nëna e djalit 3 vjeçar.
Nëna ka denoncuar vjehrrit e saj në policinë e Durrësit pasi nuk i kanë kthyer fëmijën dhe nga uniformat blu është ndaluar 58-vjeçarit, Rexhp Gjuni, ndërsa e shoqja dhe nipi i tyre s’janë gjetur ende se ku ndodhen.
LEXONI EDHE: I ati humbi jetën në aksident, gjyshërit marrin fëmijën 3-vjeç dhe nuk ia kthejnë më të ëmës! Zhduket i mituri
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al