“Nuk do ndodhë kurrë më”, Veliaj ironizon PD: Ja “simboli i zhvillimit” të qeverisjes së saj

Nov 21, 2018 | 11:21
SHPËRNDAJE

veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një foto pikante nga Tirana gjatë kohës së qeverisjes demokratike ku filloi edhe lulëzimi I ndërtimeve pa leje dhe kaosi urban.

Në foton e realizuar nga një prej fotografëve më të njohur austriak Robert Pischler shihet ajo që u kthye në simbol të paligjshmërisë.

Veliaj thekson se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte kail ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më. ““Urban Pool”.

Një foto e Tiranës nga Robert Pischler në zenitin e qeverisjes SHQUP-ore të kryeqytetit. Kur i referohem “partisë së shpellës” kam parasysh lehtësinë e papërballueshme me të cilën janë kail ta kthejnë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash! #NeverAgain”, shkruan Veliaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura