Nuk bëri karrierë si DJ, Xhibril Sise i rikthehet sërish futbollit. Firmos me skuadrën italiane

Aug 19, 2018 | 17:47
SHPËRNDAJE

E mbani mend sulmuesin francez Xhibril Sise. Vitin e shkuar nisi karrierën si DJ, por kjo gjë zgjati vetëm pak, pasi ai ka vendosur t’i rikthehet futbollit të luajtër.

Dk9bogxW4AAJRr6

37-vjeçari ka firmosur ditën e sotme me skuadrën italiane Viçenca 1902, teksa do të ndihmojë skuadrën bardhëkuqe të ringrihet pas falimentimit. Se fundmi francezi ishte pjesë e Iverdonit në Zvicërë.

Dk9fysEXcAEg3im

Në të kaluarën ai ka fituar shumë trofe ku spikat ai i Championsit me Liverpulin, teksa ka luajtur edhe për Okserin, Marsejën, Sandërlendin, Panathinaikosin, Lacion, QPR, Krasnodar etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura