“Nuk arrita ti jap jetën që të ishte gjallë”- Babai i Ergi Dinit shpërthen në lot: Dëshiroj ti them t’dua, më fal. Është një ferr i vërtetë

Feb 25, 2020 | 10:08
SHPËRNDAJE

Babai i këngëtarit të ndjerë, Ergi Dinit ka folur rreth dhimbjes së humbjes së djalit të tij në aksidentin me motor.

Dashamir Dini, i ftuar në emisionin ‘Ftesë pa 5’, shpërtheu në lot teksa u shpreh se shpejtësia i mori jetën djalit të tij.

Ai tha se pavarësisht se bëri punë e tij si baba , ndihet me faj që nuk arriti ta ndihmojë dot.

Ndërsa u drejtoi një mesazh të gjithë prindërve duke u thënë të punojnë shumë me fëmijët e ty dhe sensibilizohen.

“Familjet të punojnë fort, edhe pse bezdisen të rinjtë apo të rriturit, sepse të rriturit ndonjëherë nuk i lënë gjë mangët, ti kontrollojnë dhe ti këshillojnë sa më shumë. po e bënë këtë do jetë shumë më mirë. Nuk arrin kurrkund që për 5 minuta të humbësh 50 vite jetë. Do të shkosh 5 minuta më shpejt nga një klub në një klub tjetër, se kështu po e bën pjesa më e madhe me makinë. Kush vrapon, vrapon me arrit vdekjen, vdekja ecën me shpejtësi. Familjet të sensibilizohen. Unë jam përpjekur ta bëj timen, ah nuk isha aty në atë moment ta ndihmoja tim bir, nuk isha aty në atë moment, nuk është faj por ti ndihesh fajtor gjithë jetën. Tim biri nuk arrita ti jap jetën time që ai të ishte gjallë. Unë jetoj jetën e tim biri. Më vijnë dy mijë mendime që s’mbarojnë kurrë. Është një tmerr, një ferr i vërtetë. Unë kam shumë nevojë për atë. Ti them më fal, me i thënë të dua, të gjitha unë ia kam thënë. Më kuptoni,” -tha ai.

Gjithashtu Dashamiri diskutoi eksperimentin në Korenë e Jugut, ku nëna takoi virtualisht vajzën e vdekur.

Ai tha se kjo është një ofertë e mirë pavarësisht nëse prindërit janë të aftë ta përballojnë.

“Është një ofertë e mirë për ne,  pavarësisht e përballojmë dot apo jo. Të gjithë do ta shohin. Është një mundësi që nuk ia jep më jeta, një mundësi që mund t’ia japë shkenca,”– u shpreh babai i Ergit.

            

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura