Njohja e patentave shqiptare në Itali/ Ambasada del me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Jul 24, 2021 | 17:43
SHPËRNDAJE

Ambasada italiane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm lidhur me njohjen e patentave në vendin përtej Adriatikut. 

at

Ambasada e Italisë në Shqipëri ka shpërndarë një njoftim në “Twitter” ku bën me dije se marrëveshja e firmosur mes dy vendeve në mars të këtij viti, që hyri në fuqi në 12 korrik, do të nisë së shpejti zbatimin pas tejkalimit të disa problemeve teknike.

Njoftimi është ndarë në gjuhën shqipe edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Itali. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Njoftimi i plotë 

Lidhur me Marrëveshjen për konvertimin e patentave, hyrë në fuqi më 12.07.2021, informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike me qëllim që përdoruesve t’u jepet mundësia të paraqesin sa më parë kërkesat për konvertimin e patentave të tyre.

ambasada 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura