“Njësitë Speciale të mos dërgohen në Veri për detyra të zakonshme “- Raporti i KiE për Kosovën: Të ketë koordinim me KFOR-in e EULEX-in

Nov 28, 2023 | 15:45
SHPËRNDAJE

Këshilli i Evropës ka publikuar Raportin për Kosovën, ku ka listuar një numër të madh rekomandimesh për të përmirësuar situatën në fusha të ndryshme.

ZAZ-vszg

KiE, ku Kosova tashmë ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim, ka kërkuar që të implementohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit.

Gjithashtu ka kërkuar që të respektohet plotësisht pavarësia e sistemit të drejtësisë duke u përmbajtur nga “kritikat e panevojshme që minojnë besimin në drejtësi”.

Në raport kërkohet që  të vazhdohen përpjekjet për reforma në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe duke respektuar plotësisht standardet evropiane.

Përveç këtyre, Këshilli i Evropës ka kërkuar që institucionet e Republikës së Kosovës të përmbahen nga përdorimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës për detyra të përditshme në Veri dhe të sigurojë që forcat speciale dërgohen atje vetëm në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

Gjithashtu Këshilli i Evropës ka kërkuar që në mënyrë urgjente të adresohet mungesa e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar për çështjet e pakicave.

image-139

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura