“Njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës”- Nga thashethemet për ndarje nga partneri prej 12 vitesh tek mëmësia, rrëfehet Linda Halimi: Dhurata më e madhe e Zotit

Mar 9, 2023 | 13:57
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Linda Halimi ka hedhur poshtë thashethemet për ndarje nga bashkëshorti amerikan, Big D. Ajo ka rrëfyer se postimet me partnerin prej 12 vitesh në rrjetet sociale janë të pakta për shkak se ka vendosu që të ndajë jetën personale nga biznesi.

linda halimi6

Linda Halimi në një intervistë për “Abc-ja e Mëngjesit”, iu referua paragjykimeve të njerëzve për bashkëshortin e saj duke thënë se “askush nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës, jam martuar për personalitetin e tij”, ndërsa iu uroi çdo femre në botë “të ketë dashurinë dhe respekt aq të madh që unë kam.”

linda halimi2

“Më vjen mirë që njerëzit janë të hapur ndaj popujve të tjerë. As ti dhe as unë, nuk kemi zgjedhur etnicitetin se kujt duhet t’i përkasim.

Domethënë njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës. Unë nuk jam martuar me dikë për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, jam martuar për personalitetin e tij, për mënyrën se si më ka respektuar gjithë jetën, mënyrën se si më ka dashur dhe i uroj çdo femre në botë të ketë dashurinë dhe respekt aq të madh që unë kam, pavarësisht se me kë martohen, me kë janë.

linda halimi (5)

Po thanë ata që u ndava, do ndahem unë vërtet (qesh). S’kam bërë asgjë për tu mbyllur gojën njerëzve. Kam shprehur dashurinë për personin që ka qenë me mua prej 12 vitesh tashmë, ne u plakëm bashkë. Rrjetet sociale i mbaj për provimin të muzikës dhe transformimit.

Çdo video paguhet dhe është biznes. Rrjetet sociale janë biznes dhe mundohen që jetë private mos ta përfshij në biznes. Mund të ndikojë për mirë apo për keq, por kam vendosur t’i ndaj.

Nuk është e thënë të postoj çdo moment, nga zgjimi dhe rënia sërish në shtrat, nuk është diçka  që e bëj çdo ditë. Gjërat që postoj nuk kanë të bëjnë me jetën time personale, është jetë Instagrami”, theksoi Linda Halimi.

linda halimi3

Sa i përket mëmësisë, këngëtarja theksoi se ardhja në jetë e vajzës e ka ndryshuar shumë, duke e quajtur dhuratët më të madhe nga Zoti.

“Vajza feston 4 vjetorin më 11 mars. Më ka ndryshuar shumë mëmësia, kam mësuar se si jetohet pa gjumë. Dhurata më e madhe e Zotit”, u shpreh ajo.

linda halimi linda halimi1 linda halimi4 linda halimi5 linda halimi (10) linda halimi (9) linda halimi (1) linda halimi (2) linda halimi (3) linda halimi (8) linda halimi (7) linda-halimi linda halimi (3) linda halimi (4) linda halimi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura