Një përgjigje negative nga BE për negociatat, Lubonja: Brenda PS-së, Rama do të…

Jun 18, 2018 | 17:22
SHPËRNDAJE

Një përgjigje negative nga Brukseli këtë fund qershori për negociatat e Shqipërisë me BE-në, për analistin Fatos Lubonja është një domosdosmëri dhe kjo do të poziciononte edhe pozitat e vetë Ramës brenda PS-së.

lubo ne news

“Një mos hapje e negociatave, një ultimatum për Ramën do ishte shumë ndihmës për gjithë ato forca poltike edhe për ne që rezistojmë që na quan kazan, edhe për të mos e legjitimuar por përkundrazi për ta shtrenguar edhe brenda partisë së tij.

Duhen hapur sytë se cfarë ndodh këtu. Perëndimi, Musolini është mbështetur 12 vjet nga SHBA, si një figurë që po sjell përpara Italinë si një model. Ndaj është një lloj kompensimi, duhet të dalim nga varësia ndaj të huajt nga ana tjetër të mos përdoren të huajt, të informohen, në kundërpeshën e një desinformimi që bën Rama me Veliajn, që po marrin edhe fijen e fundit të barit po e bëjnë pallate dhe si e paraqesin. Faji është edhe e një pjese të madhe intelektualësh që bashkëpunojnë dhe nuk ngrenë zërin”, tha Lubonja ne News24.

Sipas tij, “nëse nuk ngremë zërin më keq do e kemi neser, ndaj vijmë tek ajo që ky nuk ka nevojë për legjitimime, por për ultimatume”.

Sakaq, duke folur per debatin lidhur me shembjen e Teatrit Kombetar dhe deklaratat e atyre qe jane quajtur specialiste, Lubonja tha se keta te fundit mund te quhen vandale.

“Shikoni ku hanë e pinë këta specialistë, këtë janë ata, se unë di që shoqata e arkitektëve është shprehur kundra me gjithe problemet e veta qe ka. Keta duan të jetojnë me lejet e ndërtimit që jep Veliaj edhe vetë shkojne jetojne ne vila…E përdorin Tiranen si gurore, për ta shkretuar fare, këta specialistë nuk i marr seriozisht, nuk vjen njeri në debat.
E para s’është argument që qenka jashtë standartit, le që me parafabrikadë ndërtohet edhe sot e kësaj dite në botë gjëra shumë të bukura, nëse ka histori duhet ruajtur, por këta janë vandalë. Njeriu nuk jeton vetëm për bukën e gojës i duhet thënë atyre specialistëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura