Një pallat me fasadë ndryshe, transformimi në Komunën e Parisit

Mar 2, 2019 | 19:35
SHPËRNDAJE

Një pallat me një fasadë ndryshe është ai që të bie në sy në zonën afër Komunës së Parisit, përballë stadiumit Dinao.

I pikturuar nga aktivisti Eljan Tanini, pallati ka një pamje plot ngjyra. Foton e ndryshimit të fasadës së pallatit e ka bërë publik Kryebashkiaku Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet socaile, ndërsa ka falënderuar edhe aktivistin Tanini.

veliaj

Nga sot, kjo lagje e Tiranës ka ndryshuar komplet pamje! Mjaftojnë ndryshime të vogla çdo ditë për t’i dhënë një frymë tjetër lagjeve të qytetit. Piktura në fasadat e pallateve,  grafitet në mure apo shtimi i hapësirave të gjelbra, kanë treguar se mund të tjetërsojnë vendin ku jetojmë.

Dhe një tjetër zonë e kryeqytetit ka marrë një pamje ndryshe, falë piktorit Eljan Tanini dhe punonjësve që u angazhuan për të. “Gjëra të vogla, me dashuri të madhe, sipas mundësisë së secilit për Tiranën!”, shkruan në postimin e tij Veliaj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura