Një mbrëmje homazh për Ardian Klosin

Apr 21, 2016 | 20:00
SHPËRNDAJE

Një libër dhe një çmim, si homazh për publicistin dhe përkthyesin Ardian Klosi. Nesër në mbrëmje, në COD (Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri), do të promovohet libri “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”, një botim i shtëpisë botuese “Fjala publishing”, përgatitur nga historiani dhe miku i tij, Oliver Jens Schmitt.

ardian klosi

Po ashtu do të shpallet edhe çmimi “Ardian Klosi”, për librin më të mirë publicistik të vitit 2015, financuar nga fondacioni “S. Fischer”. Një çmim ky, i cili është akorduar për dy vite me radhë gjatë aktivitetit “PaMur”, që nuk pati pritshmërinë e duhur.

Në parathënien e librit, Oliver Jens Schmitt shkruan mes të tjerash se një ditë Klosi do të renditet përkrah mendimtarëve dhe ideologëve më të shquar shqiptarë. “Jam i bindur se në një vështrim retrospektiv pas disa dekadave, Ardian Klosi do të renditet krah emrash, si Frashëri ose Faik Konica, si një prej zërave të paktë autentikë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj në kapërcyell të shekullit XX.

Ardian, miqtë e tu nuk të harrojnë. Dhe le të jetë ky libër një shembull në këtë drejtim”. Botimi përfshin artikuj e shkrime nga 16 miqtë e tij, njerëz të letrave, gazetarë dhe poetë, albanologë me të cilët ai bashkëpunonte i kanë kushtuar atij.

Janë në fakt pjesë studimesh që këta bashkëpunëtorë e bëjnë në kujtim të tij. Gjatë mbrëmjes do të ketë lexime nga vepra origjinale e Klosit dhe përkthimet. E ftuar, mexosopranoja Vikena Kamenica.

kopertina klosi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura