Një konferencë për menaxhimin e trashëgimisë

Apr 18, 2011 | 11:16
SHPËRNDAJE

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Zyra e UNESCOS në Tiranë dhe Instituti për Studimin, Ruajtjen dhe Menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare në ditën Botërore të Trashëgimisë Kulturore, organizon Konferencën Kombëtare Trashëgimia Etno-Kulturore në Bashkëkohësi.
Kjo konferencë synon të nënvizojë interesin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen dhe menaxhimin dhe konservimin trashëgimisë shpirtërore, si pjesë integrale e trashëgimisë kulturore kombëtare. Konferenca do të analizojë dhe trajtojë çështjet dhe problematikat që lidhen me “Trashëgiminë Kulturore Shpirtërore” në ditët e sotme, do të identifikojë objektivat që lidhen me mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare etno-kulturore, si dhe do të eksplorojë e identifikojë faktorët që ndikojnë negativisht në ruajtjen dhe perservimin e kësaj trashëgimie. Kjo Konferencë organizohet në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara Kultura dhe Trashëgimia Kulturore për Zhvillim Social dhe Ekonomik, mbështetur nga Fondi Spanjoll për Zhvillimin e Mijëvjeçarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura