Një histori e re dashurie duket se po lind për brazilianin Nejmar. Ylli i PSG-së kohët e fundit është duke flirtuar me modelen Natalia Baruliçi.
Bukuroshja e cila numëron plot 2 milionë e 500 mijë ndjekës në “Instagram”, shfaqet tepër joshëse në fotot e saj në rrjetet sociale.
Sipas medias braziliane “O Dia”, kohët e fundit, Natalia dhe Nejmar, janë parë së bashku në Paris, teksa janë takuar disa herë.
Mësohet se Natalia në të kaluarën ka pasur një lidhje me këngëtarin e famshëm Maluma, por interesimi i Nejmarit, duket se e ka joshur së tepërmi bukuroshes, e cila i ka bërë dalje Malumës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al