Një hero i vërtetë/ Ra nga jahti dhe qëndroi për 11 orë në det, Leonardo DiCaprio i shpëton jetën burrit të humbur në ujërat e Karaibeve

Jan 9, 2020 | 13:47
SHPËRNDAJE

Leonardo DiCaprio është padyshim një hero i vërtetë. Aktori i famshëm raportohet se i shpëtoi jetën një burri që ra nga jahti në afër ishullit Saint Barthelemy.

Ngjarja ndodhi muajin e kaluar ndërsa ylli i Hollywood ishte me pushime në Karaibe.

Aktori i “Titanic” ishte me një varkë me qira me të dashurën e tij dhe disa miq më 30 dhjetor, kur dëgjoi se po bëheshin kontrolle për një burrë që kishte rënë nga një jaht i Club Med.

“Leo, miqtë e tij dhe kapiteni i tyre i anijes vendosën të bashkoheshin në operacionin e kërkim-shpëtimit dhe përpjekjet e tyre rezultuan në shpëtimin e jetës së burrit,”– tha një burim për People.

Burri qëndroi në ujë për 11 orë dhe u gjet gjallë nga DiCaprio vetëm 1 orë para se të binte nata dhe të fillonte një stuhi e madhe shiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura