Meta pret Vuçiçin në Kuvend, në “takim” edhe Isa Boletini. Basha-kryeministrit serb: Uroj ta njihni shpejt pavarësinë e Kosovës

May 28, 2015 | 10:30
SHPËRNDAJE

Nis vizita zyrtare e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Kjo është vizita e parë pas 70 vitesh që një kryeministër i Serbisë shkel në tokën shqiptare dhe pason atë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd në nëntor të vitit të shkuar. 

Kryeministri serb, Vuçiç dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta

Ora 19:13

Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka quajtur vizitën në Tiranë të kryeministrit Vuçiç një hap përpara në intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë. 

Bashkëpunimi tha Basha kërkon vullnet të dyanshëm ndërsa shprehu bindjen se është koha për të lënë pas të shkuarën dhe për të përqafuar të ardhmen. Kjo është sfida e brezit të ri të politikanëve në të dy vendet dhe mbarë rajonin, thuhet ne njoftimin per shtyp.

Për ne Kosova e pavarur është një realitet që nuk drejtohet kundër serbëve dhe Serbisë tha Basha, por një zgjidhje përfundimtare e krizës së shkaktuar në rajon pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Basha dhe Vuçiç

Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ka nxitur intensifikimin e këtij dialogu në funksion të zgjidhjeve dhe lehtësirave të prekshme për qytetarët e dy vendeve. Unë shpresoj që dita kur lidershipi serb të njohë pavarësinë e Kosovës të mos jetë e largët theksoi Basha pasi ky është interesi më i mirë për të dy vendet dhe rruga e vetme për të garantuar paqe, siguri, mirëqënie dhe zhvillim për të gjithë rajonin, thekson njoftimi per shtyp.

Ora 17:09

Ne njoftimin per shtyp nga Kryesia e Kuvendit, thuhet se Meta ne takimin me kryeministrin e Serbise theksoi se “Shqipëria dhe Serbia janë dy vende të ndërgjegjshme për peshën e tyre specifike në rajon, ndaj dhe bashkëpunimi mes nesh i shërben forcimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale”. Në këtë kuadër u vlerësuan përpjekjet e përbashkëta në nismat rajonale, veçanërisht në drejtim të ndërlidhjes infrastrukturore, energjitike dhe inkurajimit të investimeve reciproke.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vučić nënvizoi se duke patur parasysh që marrëdhëniet mes popullit serb dhe atij shqiptar janë kyçe në rajon, detyra e politikanëve të të dy vendeve është ndërtimi i mirëbesimit reciprok, me qëllim ngritjen e bashkëpunimit në një stad tjetër.

Ora 15:30
Nis takimi mes kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Ora 13:45
Në përfundim të konferencës së përbashkët për shtyp Rama e Vuçiç, të shoqëruar nga delegacionet, kanë kaluar në një ambient tjetër të Pallatit të Brigadave për të drekuar.  

Ora 12:26

Takimi Rama-Vucic

Përfundon takimi rreth 40 minuta mes delegacionit shqiptar dhe atij serb në Pallatin e Brigadave. 

Ora 11:42

Postimi i Vucic ne Twitter

Kryeministri serb Aleksander Vucic ka postuar në profilin e tij ne Twitter nisjen e takimit me kryeministrin e Shqiperise Edi Rama. Bashke me disa foto nga zbritja ne Rinas dhe pritja ne pallatin e Brigadave, Vucic shkruan se ‘shpreson per nje takim produktiv’   

Ora 11: 40
Kryeministri serb, pritur nga homologu Rama kanë hyrë në Pallatin e Brigadave, ku ka nisur takimi zyrtar mes tyre.  

Ora 11:33

Rama-Vucic gjate ceremonise ne Pallatin e Brigadave

Kryeministri i Serbise, Aleksander Vucic dhe delegacioni që e shoqëron ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku i është rezervuar pritja zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Perkulja para flamurit shqiptar

Banda ka luajtur himnet e dy vendeve, nisur me atë serb e pastaj shqiptar. Kryeministri serb eshte përkulur para flamurit shqiptar.   

Ora 11.20
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kanë mbërritur në Pallatin e Brigadave në pritje të kryeministrit serb dhe delegacionit që e shoqëron.   

Ora 11.15

Mediat serbe duke raportuar për vizitën e Vucic në Tiranë shkruajnë se një nga pikat e bisedimeve është edhe Kosova.

Temat në tryezë:

1. Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë

2. Kosova

3. Ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë-Durrës

4. Rindërtimi i hekurudhës përmes Kosovës për në Shqipëri

 

Ora 10:55

Mberritja e Vucic ne Tirane

Avioni me të cilin udhëton kryeministri serb mbërriti në aeroportin e Rinasit. Vuçiç shoqërohet nga numri dy i qeverisë, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, në kuadër të marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen. Vucic është pritur nga numri dy i qeverisë shqiptare, Niko Peleshi. 

Ora 10:45 
Gjithçka është gati në Pallatin e Brigadave. Flamuri serb është vendosur në krah të atij shqiptar, ndryshe nga ceremonia në Beograd ku flamuri kuqezi mungonte.   

Ora 10:40 

Makinat ne trafik ne hyrje te Tiranes

Mbërritja e kryeministrit serb bllokon hyrjen për në Tiranë. Dhjetëra automjete kanë mbetur në trafik për shkak të bllokimit të qarkullimit te sheshi “Shqiponja”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura