Seanca në Kuvend/ Lindita Nikolla: Shqipëria ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, dënojmë agresionin ushtarak ndaj Ukrainës

May 3, 2022 | 13:06
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë të jashtëzakonshme ku ligjvënësit do të dëgjojnë mesazhin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.


Seanca u hap nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila theksoi edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë ndaj luftës në Ukrainës.

“Shqipëria i është bashkuar kësaj mbështetje. Kemi mbështetur sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihmat humanitare për Ukrainën dhe popullin e saj. Shqipëria dënon agresionin ushtarak të Rusisë. Kam nderin t’iu ftoj të dëgjojmë Zelenskyn”, deklaroi Nikolla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura