Nis puna për rikonstruksionin e urës mbi lumin Shkumbin/ Balla: Një premtim i mbajtur për banorët e Polisit në Elbasan

Sep 27, 2020 | 10:27
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim mëngjesin e sotëm me banorët e Polisit në Njësinë Administrative të Shushicës në Elbasan.

bf1b81bc-eeb7-4494-97d1-60aa41e06652

Balla gjatë takimit shoqërohej dhe nga inxhinierët dhe specialistët, të cilët do nisin punën për  rikonstruksionin e urës mbi lumin Shkumbin.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se ura mbi Shkumbin është një objekt që mban më shumë se 40 vite mbi “supe”, por me pak punë ka mundësinë të shërbejë edhe plot vite të tjera.

7d4b5287-e4a5-4115-88c8-3d4b099c2596

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Filloi mëngjesi me këtë takim, duke i qëndruar fjalës së dhënë banorëve të Polisit në njësinë e Shushicës, me inxhinierët dhe specialistë për rikonstruksionin e urës mbi Shkumbin. Një objekt që mban më shumë se 40 vite mbi “supe”, por që me pak punë ka mundësinë të shërbejë edhe plot vite të tjera.

#egjithëvëmendjapërju ????

ef2b02b6-9b9c-4db9-8e9b-d6ed9bd931b9 bd617f28-4060-4570-9dcc-fcf7d2cb0ab6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura