Nis në Itali gjyqi më i madh në rreth 40 vite ndaj organizatës kriminale. Gjyqtarëve iu deshën tre orë për të shqiptuar emrat (Detaje)

| 21:55
SHPËRNDAJE

Në Itali, ka nisur sot procesi gjyqësor ndaj grupit mafioz të Ndrangheta, sindikata më e madhe e krimit të organizuar në vend.

abfedad7jaj4y72y_1610523326

Gjyqi pritet të vazhdojë për dy vjet, ku 355 anëtarë të dyshuar të grupit mafioz do të gjykohen për vrasje, zhvatje, trafik droge dhe pastrim parash. Sipas BBC, më shumë se 900 dëshmitarë pritet të dëshmojnë kundër anëtarëve të dyshuar të ‘grupit Ndrangheta.

Sipas raportit, një ndërtesë në rajonin jugor të Kalabrisë, e cila është epiqendra e krimit për grupin e armatosur ‘Ndrangheta’, është shndërruar në një sallë gjykate të fortifikuar për të kryer gjykimin e të gjithë anëtarëve të dyshuar të grupit mafioz. Gjyqi konsiderohet si më i madhe në gjyqet mafioze në Itali që nga vitet 1980.

Territori përfshin 4 kontinente

Sipas Europol, ‘Ndrangheta është një nga sindikatat më të mëdha dhe më vdekjeprurëse të krimit të organizuar, jo vetëm në Itali por në botë. Një diplomat amerikan kishte vlerësuar në 2010 që fitimet e grupit nga aktivitetet e tij kriminale kontribuan në të paktën 3 përqind në PBB-në së vendit. Grupi vlerësohet të ketë bërë më shumë se 53 miliardë euro në 2013. Grupi mafioz është i përfshirë në aktivitete kriminale në të paktën katër kontinente me mijëra anëtarë.

Gjyqi i nisur sot ka për qëllim familjen e fuqishme Mancuso, e cila kontrollon një pjesë të madhe të grupit mafioz. Gjyqi do të përfshijë gjithashtu disa politikanë, oficerë policie, nëpunës civilë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, të cilët gjithashtu akuzohen se kanë ndihmuar grupin ‘Ndrangheta’ në një farë mënyre ose në tjetrën. Sipas raportit, në një seancë paraprake gjyqtarëve iu deshën më shumë se tre orë për të lexuar vetëm emrat e anëtarëve të akuzuar.

 

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.