Nis “lufta e ftohtë” mes Barcelonës dhe Kumanit, palët i ndajnë… 4 milionë euro

Nov 1, 2021 | 19:58
SHPËRNDAJE

Mesa duket shkarkimi i menjëhershëm i Ronald Kuman do t’i kushtojë shumë Barcelonës dhe nga ana financiare pasi blaugranasit i detyrohen holandezi 12 milionë euro pagë.

kuman laporta

Laporta është munduar të gjejë një marrëveshjes me 7-8 milionë eurosh, por sipas ‘’Catalunya Radio’’, Kuman nuk heq dorë nga pretendimet e tij, duke çuar në një ‘’luftë të ftohtë’’ mes klubit dhe trajnerit.

Tekniku 58-vjeçar qëndroi për vetëm 1 sezon në krye të Barçës, teksa klubi ndodhet në një krizë të thellë rezultatesh duke humbur identitetin si skuadër.

Ndërkohë është përfolur shumë që pasuesi i Kumanit te Barcelona do të jetë Çavi Hernandez që pritet të sjellë dhe kthesën e madhe në rezultatet.

PAORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura