“Ngjarje shumë e rëndë për SHBA dhe Shqipërinë”/ Bumçi për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së: Rama një nga tre personat e identifikuar me emër

Jan 24, 2023 | 21:36
SHPËRNDAJE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi e konsideron një ngjarje shumë të rëndë për SHBA-në dhe Shqipërinë arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe akuzat për lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama.

aldobumci

I ftuar në emisionin “Open”, Bumçi shtoi se Rama është një nga personat e identifikuar me emër në dosjen e ish-zyrtarit McGonigal.

Sipas Bumçit, Rama ka korruptuar një zyrtar të lartë amerikan.

Bumçi: Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. E para herë që një zyrtar i nivelit kaq të lartë të FBI akuzohet dhe arrestohet. Ngjarje e rëndë për Shqipërinë dhe SHBA, sepse në rastin tonë përfshihet kryeministri i vendit tonë. Ka qenë zyrtar që ka shtuar Trump për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Së dyti është marrja e 225 mijë dollarëve, dhe takime e shpeshta me kryeministrin dhe vendimet e marra prej tij më vonë. Në këtë histori janë 3 emra të identifikuar, ish zyrtari i FBI, oligarku rus dhe Rama. Kërkohet konfiskimi i çdo komunikim i tij me zyrtarë të qeverisë dhe Ramën.

Rama ka korruptuar një zyrtar të lartë amerikan. Ka 2 akte korruptive, nga oligarku rus dhe kryeministri shqiptar. Fakti që Rama përmendet ndryshe nga politikanë e biznesmenë në rajon që janë pjesë e dosjes, që ka krijuar një marrëdhënie të vazhdueshme e të vijueshme… Që ta ketë mik duhet të keni hobe të përbashkëta. Kjo është një marrëdhënie që nis në një moment të caktuar. Nis në shtator, në tetor merr këstin e pare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura