Ngjarja e rëndë në Qerret/ Prej 5 ditësh në Shqipëri, erdhën me një grup tjetër ukrainasish! Ja lëvizjet e shtetasve rusë gjatë mëngjesit të djeshëm

Oct 16, 2021 | 16:48
SHPËRNDAJE

Detaje të tjera zbulohen nga ngjarja e rëndë e shënuar një natë më parë në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë.

Sipas News24, 4 turistët rusë që u gjetën të pajetë, kishin ardhur në Shqipëri të dielën e kaluar (10 tetor) me një agjenci udhëtimi.

Bashkë me ta kanë qenë dhe një grup me 4 turistë ukrainas. Mësohet se shtetasit rusë, të premten në mëngjes kanë shkuar për të drekuar në Ohër në Maqedoni.

Ata janë kthyer në darkë ku më pas kanë hyrë në saunan të cilën e kishin prenotuar më herët. Mbetet ende e paqartë se çfarë u ka shkaktuar vdekjen familjes nga Rusia.

Mësohet se nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të hotelit, 4 shtetasit rusë nuk janë takuar me njeri, duke e zbehur më shumë mundësinë e një vrasje, por për autoritetet kjo mbetet sërish një pistë hetimi.

Më herët recepsionisti i hotelit ka thënë para hetuesve se ka qenë ora rreth 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, mësohet të jetë shprehur punonjësi i hotelit.

Viktimat janë çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe bashkeshorti i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura