Ngjarja e rëndë në Kombinat/ Identifikohen viktimat. Gruaja e ve jetonte në banesë me dy vajzat (EMRAT)

Jul 2, 2020 | 20:44
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku u gjetën të pajeta në banesë nënë e bijë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se të pajeta në banesë u gjetën Zhaneta Josifi 56-vjeç, dhe Anisa Josifi, 30-vjeç, ndërsa Blerta Josifi,34-vjeç,  është dërguar në spital.kombinat-veteflijimi nene e bije1 copy

Ata ishin me origjinë nga Përmeti, ndërsa Zhaneta Josifi jetonte me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë.

Me një deklaratë për mediat, Policia bëri me dije se ka qenë vëllai i të ndjerës Zhaneta që kishte lajmëruar në Komisariat, pasi e motra nuk po i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e shtëpisë.

kombinat-vetflijimi-nene e bije copy

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa sipas policisë, paraprakisht dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura