Nga Stokholmi në Madrid, trajneri Silvinjo ndoqi “live” rivalin e grupit të Euro2024

Mar 28, 2024 | 8:59
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, nuk humb kohë aspak dhe menjëherë pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live në “Santiago Bernabeu” miqësoren e luksit mes Spanjës dhe Brazilit.

silvinjo

Një mision i dyfishtë për Silvinhon, që krahas mbështetjes për Brazilin e tij, do të monitorojë nga afër edhe Spanjën, kundërshtarin e Shqipërisë në ndeshjet e grupeve të Europianit Gjermani 2024. Natyrisht bëhet fjalë për një nga skuadrat favorite të Europianit, ndaj të cilëve do të jetë padyshim e vështirë.

Silvinjo evidentoi ndonjë dobësi të “Furia Roja-s” për ta shfrytëzuar më pas në Gjermani. Në këtë mision Silvinjo u shoqërua edhe nga ndihmësit e tij Pablo Zaballeta e Doriva. Shqipëria do të përballet me Spanjën më 24 qershor në Dyseldorf, në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura